Dr. Rexhep Memedi, kryetari që i duhet Studeniçanit

Sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve komunale në Maqedoni dhe zyrtarizimi i kandidatëve dhe këshilltarëve ballë të kësaj gare politike, kristalizohen edhe emrat e partive poltike që do të jenë në ballë të kësaj gare politike.
E shtrirë në një reliev kodrinoro – malor, Komuna e Studeniçanit është një prej komunave të banuara kryesisht me shqiptarë e cila shtrihet në pjesën jugore dhe jugperëndimore të Shkupit. E rrethuar me pasuri të shumta natyrore shkaku i pozitës së saj, komuna e Studeniçanit përfshinë një sipërfaqe prej 274 km 2 dhe përbëhet prej 19 fshatrave. Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 2002, në këtë komunë jetojnë më shumë se 17 mijë banorë.

Për dallim nga komunat më të mëdha ku edhe shtrirja e partive politike është më komplekse, në Studeniçan ka kohë që është ndezur beteja politike midis Bashkimit Demokratik dhe Lëvizjes BESA. Referuar rezultateve të fundit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, studeniçanasit nuk kanë qenë të kënaqur me qeverisjen aktuale lokale e cila udhëhiqet nga Azem Sadiku i PDSH – së. Kjo për faktin se në masë të madh kishin votuar kandidatin për deputet, Dr. Rexhep Memedi e Lëvizjes BESA. Dhe pikërisht është ky emër që është duke u lakuar si kandidati potencial i partisë më të madhe opozitare shqiptare në Maqedonisë.

Rexhep Memedi është edhe drejtor i departamentit të shëndetësisë në Lëvizjen BESA. Ai punon në Klinikën Universitare për sëmundjet e fëmijëve në Shkup, ndërsa në popullatë njihet si punëtor i palodhshëm që në çdo moment, pa kursim, është në gjendje të ofrojë ndihmën profesionale për njerëzit në nevojë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme