Përgatituni, mot i tillë do të mbaj javën e ardhshme

Në ditët e fundjavës, rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, ndërsa nga Afrika veriore një valë e të nxehtit që ka filluar të shtrihet mbi Itali, do të depërtojë edhe mbi vendin tonë, duke rritur temperaturat maksimale mbi vlera mesatare.

Nën këto kushte gjatë fundjavës dhe ditën e hënë do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Me afrimin e një fronti të fohtë nga Europa veriore, të hënën më vonë në mbrëmje, vransirat do të shtohen, e ditën e martë do të mbajë mot kryesisht me vransira, më i freskët, me reshje lokale shiu, që gjatë pasdites vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima.

Edhe ditën e mërkurë parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu. Deri të hënën temperaturat do të jenë në rritje, me minimale që do të luhaten nga 13C deri në 14C, e maksimale nga 31C deri në 32C.

Nga dita e martë, maksimalet do të zbresin në 24C deri 25C, e minimalet deri në 10C. Era do të fryejë lehtë nga verilindja 1-4m/s, e nga dita e martë, erë mesatare 4-7m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres në vlera normale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme