Digjet në burg njëri prej Grupit të Kumanovës

Për shkak të maltretimit të vazhdueshëm nga policia, Rufki Dogani njëri prej pjesëtareve të Grupit të Kumanovës ka djegur qelinë ku ka qenë i vendosur, merr vesh ekskluzivisht Gazeta Lajm. Rasti ka ndodhur para 30 minutave dhe me këtë rast ai ka marrë lëndime të rënda, thonë familjarë të pjesëtarëve të Grupit.

Ai ka qenë i revoltuar edhe për shkak se nuk i është ofruar ndihma mjekësore që e ka kërkuar nga autoritetet e burgut. Zyrtarisht ende nuk ka informacione lidhur me rrethanat si ka ndodhur rasti.

Nga tymi i shkaktuar pas djegies së qelisë, probleme kanë edhe pjesëtarë tjerë të Grupit të Kumanovës, që i kanë qelitë afër.

“Kërkojmë të intervenohet sa më shpejtë për të na ndihmuar. Politikanët shqipfolës nuk po interesohen fare”, është apeli që pjesëtarët e grupit kanë dërguar te mediat përmes mbrojtësve të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme