Osmani i shqetësuar se mund të ketë patur keqpërdorime të mjeteve nga IPA

Nuk duhet që të lëshojmë asnjë euro nga mjetet IPA, paratë duhet t’i përdorim për evropeizimin e shtetit, ndërsa procesi duhet që të jetë transparent në tërësi, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Sipas tij, këmbënguljet e Qeverisë janë nga Programi aktual IPA 2 të tërhiqen të paktën 90 për qind. Para fillimit të tribunës për shfrytëzimin e IPA mjeteve, Osmani paralajmëroi përgatitjen e master planit që do të përcaktojë dobësitë, por edhe do të parashikojë masa për tërheqjen maksimale të parave evropiane.

“Opinioni deri tani nuk ishte tërësisht i informuar për IPA-në dhe për këtë arsye prioriteti ynë është që këtë sistem kompleks ta nxjerrim tërësisht nga hija. Qytetarët duhet të dinë se Maqedoni ka mundësi të rrallë që të shfrytëzojë paratë e qytetarëve të BE-së. Na jepet mundësia që të tregojmë se jemi të aftë për këtë dhe periudha e deritanishme ishte një lloj testi për ne”, theksoi zëvendëskryeministri.

Informon edhe se nga gjithsej 644 milionë eurot e parashikura për periudhën prej 2014-2020, tani janë programuar 445 milionë ose rreth 67 për qind, ndërsa janë akorduar 395 milionë euro.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Osmani tha se mundet që të ketë pasur ndonjë lloj keqpërdorimi apo keqmenaxhimi me IPA mjetet deri tani, por kjo do të duhet që të konfirmohet edhe zyrtarisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme