Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari- Lila ka thënë se tha se bisedimet mes LDK e VV-së janë të domosdoshme, dhe se edhe më parë kanë bërë thirrje që këto bisedime të vazhdojnë.
Kusari- Lila më tej ka thënë se Alternativa e AKR do të jenë të përfshira në këto bisedime.
“Bisedimet mes LDK-së e VV-së janë të domosdoshme, janë diçka për të cilën ne kemi bërë thirrje edhe më herët. Edhe ne jemi të përfshirë në këto diskutime, jemi në bisedime edhe me AKR-në, do të thotë me të gjitha palët pra janë në kontakt”, ka thënë Lila.
Pas përfundimit të këtyre bisedimeve ajo ka thënë se pret të ketë rezultate, të cilat dërgojnë deri të formimi i institucioneve dhe dalja nga kriza politike.
“Pasi kanë nisur bisedimet, presim me pas rezultat konkret dhe të fillojmë me proceset shumë të rëndësishme për ndërtimin e institucioneve”, është shprehur ajo për Gazeta Blic.
Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës është në koalicion me partinë Alternativa dhe AKR-në.
Ndryshe sot Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosje kanë nisur sot bisedimet për harmonizim të programeve dhe me qëllim sigurimit të 61 vota si opsion alternativ qeverisës ndaj PAN.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i LDK-së, Isa Mustafa i cili tha se sot ka pasur një takim mes nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri dhe Albin Kurtit.