Deponia e materialeve të rënda paraqet problem serioz për banorët e komunës së Gazi Babës. Dy vitet e fundit për çdo ditë me dhjetëra kamion janë duke hedhur mbeturina në afërsi të këtyre vendbanimeve që në shumicën e rasteve ndizen dhe banorët nuk mund të qëndrojnë as në shtëpitë e tyre.
Ata ankohen se edhe pse pas shumë ankesave dhe denoncimit të problemit edhe në komunën e Butelit dhe të Gazi Babës nuk është marrë asnjë masë. Banorët kanë dorëzuar edhe peticion.
“Ne kemi problem me këtë dhe që është duke i hedhur këtu , ne nuk kemi jetë me këtë truall që hidhet këtu , kur kemi ndërtuar shtëpi ka qenë e gjitha me vreshta, tash e kanë mbushur me truall dhe nuk ndalen, ndezin zjarr dhe nuk mundemi as të dalim jashtë shtëpisë.”
“Jemi ankuar dhe te komuna e Butelit edhe në komunën e Gazi Babës dhe nuk është duke marr masa asnjëra dhe dy vite nuk ndalen kamionat aspak. Pluhur ka zjarr ka dhe nuk merr masa asnjëri. Ne kërkojmë që të merren masa sa më shpejtë nga komuna Butelit , Gazi Babës dhe ministri i ekologjisë Sadulla Duraku, në të kundërtën të gjithë banorët do protestojmë.”
“Kemi bërë kërkesë në komunën e Gazi Babës. Vetë kam qenë personalisht ja ku i kam dhe nënshkrime , ndoshta do marrin masa, do dalim në terren thonë do ta shohim presim por askush nuk del- ankohen disa banorë të Gazi Babës”- u ankuan disa banorë të Gazi Babës.
Të njëjtën përgjigje nga Komuna e Gazi Babës e thanë edhe për Alsat. Ata pohuan se janë të njoftuar për problemin dhe për shqetësimin e banorëve dhe se do të ndërmarrin masa. Megjithatë nuk sqaruan se cilat janë masat e planifikuara./Alsat-M