Burime të portalit Sakte.net brenda RDK të Vesel Memedit bëjnë të ditur se kryetari i kësaj partie është duke menduar të ndjekë rrugët ligjore lidhur me veprimin e fundit të Lr – PDSH’së e cila ndryshoi emrin dhe zyrtarisht nga sot do të quhet “Aleanca për Shqiptarët”.
“Kryetari (Vesel Memedi) është tejet i indinjuar nga ky veprim i Lr PDSH’së, e cila duke ndryshuar emrin në Aleanca për Shqiptarët ka përvetësuar kontributin e të gjitha partive që ndihmuan në mobilizimin e popullatës për të votuar një opsion të ri politik ku bënin pjesë disa parti. Veprimi i Lr – PDSH’së më shumë është grabitje dhe përvetësim i meritave i të gjithëve që kontribuuam në formimin e Aleancës për Shqiptarët dhe do të ndjekim rrugën ligjore për të shqyrtuar këtë veprim jo korrekt politik nga ana e partisë së Ziadin Selës”, ka deklaruar në kushte anonimiteti një zyrtar i RDK – së.
Përndryshe,përmes një komunikate L R PDSH ka bërë të ditur se që nga dita e sotme ata edhe zyrtaritsht do të quhen “Aleanca për shqiptarët”.
“Në bazë të vendimit të Kuvendit Qendror të LR PDSH-së si organ më i lartë i partisë mes dy Kongreseve, si dhe pas përfundimit të procedurave juridike, bazuar në kërkesën e kuvenendarëve, të cilët në mënyrë unanime përkrahën emërtimin e ri të subjektit politik tani më me emrin: Aleanca për Shqiptarët./Sakte.net