Deputeti i Nisma-s, Haxhi Shala nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka kujtuar përvjetorin e rënies historike të shokut të tij, komandant Ismet Jasharit-Kumnoava dhe heronjve të tjerë.
Sipas tij, lufta e UÇK-së doli të jetë e drejtë dhe e pastër si loti, por mori me vete vajzat dhe djemtë më të mirë, ku gjaku i tyre mbolli lulet e kuqe të lirisë!
Postimi i plotë:
Sot më 25 gusht, përkujtuam 19 vjetorin e rënjes heroike të shokut tonë, Komandantit Ismet Jashari- Kumanova, si dhe dëshmorëve tjerë.
Vitet e 80-a, ishin sinjal i Shqiptarëve në Kosovë, se regjimi Serb kishe kaluar të gjitha kufijtë, ishte bërë një okupator i sheshtë për ta parë edhe Bota.
Vazhdimi i këtij regjimi, po e vriste cdo shpresë për ato gjenerata, por fatmirsisht në të kundërten e saj, ishte bërë një unitet i shqiptarëve nëpër Botë.
Ndërvite, pra në fillimet e viteve të 90-a, patën filluar planet dhe formacionet ushtarake-mbojtëse të UCK-së, nga shumë veprimtarë që shumë prej tyre sot mbajnë emrin dëshmorë, ndër ata si iniciator, Komandanti legjendar Adem Jashari.
Prindër, vëllezer e motëra në Kosovë, ishin mobilizuar bashkë me diasporën, se atij regjimi duhet t’i vijë fundi.
Edhe ne, një grup shokësh bashkë me Ismet Jasharin, në vitin 98, u kthem përfundimisht nga Zvicëra, duke u vendosur në malet e Kleckës, të vendosur dhe betuar se deri në vdekje do ta mbrojmë vatrën tonë, t’i mbrojmë nën rrjetën tonë, dhjetëra-mijëra qytetarë të pafajshëm të Kosovës, ku në mesin e tyre kishte, burra që i’u bashkangjiten Ismet Jasharit, gra që u bënë “burrnesha” nën ombrellën e familjeve të tyre, dhe fëmijë që nuk e donin lojën por shkollën e maleve!
Lufta e UCK-së doli të jetë e drejtë dhe e pastër si loti, por mori me vete vajzat dhe djemtë më të mirë, ku gjaku i tyre mbolli lulet e kuqe të lirisë!
Lavdi dëshmorëve të kombit!