Para se të nënshkruhej tenderi për furnizim me insulinë rreth dy vjet më parë, QKUK-ja pas një kërkese të Agjencisë Kundër Korrupsionit pati deklaruar se ka dyshime për cilësinë e insulinës Biotin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Atëkohë ky produkt as nuk ishte përdorur kurrë nga pacientët kosovarë përmes spitaleve publike e as nuk ishte në shitje në tregun privat.
Pasi Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar këtë kontratë, disa endokrinologë publikisht e kanë vënë në dyshim cilësinë e këtij produkti. Por të premten në Kosovë është kthyer përgjigjja e një laboratori të licencuar në Kroaci, i cili, sipas MSH-së, vërteton se bari ka parametra adekuatë të cilësisë.