Pse Ismet Beqiri bojkotoi nisjen e Arban Abrashit për Kryetar të Prishtinës?

Ish-Kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, nuk kishte marrë në ceremoninë zyrtare të kandidaturës së LDK’së për Kryetar të Prishtinës. A është shenjë kjo se Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së ende është i hidhëruar pse nuk e kandiduan dhe po i hakmerret partisë?

 

Shumëkush edhe në LDK, Ismet Beqirin e kishte parë si kandidat të mundshëm për Kryetar të Prishtinës. Kjo për shkak se ai është njëri prej zyrtarëve që ka pjesën më të madhe të strukturave të partisë pas vetës si dhe ka qenë edhe Shef i Prishtinës dikur.

Por, LDK, ka vendosur të kandidojë me një kandidat të gjeneratës tjetër për Kryetar të Prishtinës. Ai është Arban Abrashi, tash deputet, dikur Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë mënyrë, fushata disamujore e Beqirit, shkoi huq.

Madje, Sekretari i LDK’së nuk mori pjesë as në ceremoninë zyrtare të partisë, ku u organizua një ceremoni, me kandidatin për Kryetar të Prishtinës.

Express ka kontaktuar me Beqirin, por ai ka thënë se është i duke u marrë me shëndetin e njërit prej familjarëve të tij.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së në mandatin e kaluar ishte Shef i Grupit Parlamentar, ndërsa, edhe këtë pozitë ia kanë hequr. Në vend të tij, në këtë mandat, është Avdullah Hoti, i cili po udhëheqë LDK’në në Kuvendin e Kosovës.

Ismet Beqiri ka qenë Kryetar i Prishtinës deri më 2007, kur Fatmir Sejdiu e bëri Kryetar të Prishtinës, këshilltarin e tij, Isa Mustafa, i cili humbi pastaj më 2013 përballë Shpend Ahmetit.

Pos Abrashit për Shef të Prishtinës kandidojnë edhe Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, Arbër Vllahiu i AAK’së e Lirak Çelaj i PDK’së. Ende nuk dihet nëse në këtë garë do të futet edhe Behgjet Pacolli i AKR’së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme