Komisari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn ka biseduar me kryeministrin Zoran Zaev, në margjinat e takimit të liderëve të vendeve ballkanike në Durrës.
“Një takim i frytshëm me kryeministrin Zaev. Diskutuam për hapat e mëtejshëm për ecjen në rrugën euroatlantike”, ka shkruar Hahn, në profilin e tij në Twitter.
Ky takim joformal në Durrës të Shqipërisë ka mbledhur udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti.