Zaev: Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO këtë vit

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë se këtë vit nuk do ta marrë në konsideratë pranimin e Kosovës në UNESCO.

Ai ka thënë se nuk dinte se kjo çështje është e hapur të paktën deri në vitin e ardhshëm.

“Kjo çështje nuk është e hapur për këtë vit. Nuk ka asnjë kërkesë për anëtarësim në UNESCO dhe nuk mund të diskutojmë”, ka thënë Zaev në takimin me kryeministrat e Ballkanit, transmeton lajmi.net.

Zaev ka theksuar se Maqedonia dhe Serbia kanë interesa të përbashkëta, dhe raportet duhet të thellohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Maqedonia me Serbinë kanë shumë interesa të përbashkëta, perspektivë evropiane, dhe mund të punojnë në përmirësimin e ekonomisë e cila do të mundësonte jetë më të mirë për të gjithë”, ka shtuar ai.

Zaev e ka cilësuar si shumë të “këndshëm” takimin me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme