Agim Bahtiri flet për situatën politike në vend.
Nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri, thotë se kjo parti do ta ketë rolin kryesor për zhbllokim. E ndryshimi thotë se do të ndodh shpejt. Është optimist se Kosova shpejt do të bëhet me kryeparlamentar.
“Ne jemi në konsultime, AKR’ja ka qenë bllokuese, ne kemi dashur që të bëjmë ndryshime dhe ndryshimet do të ndodhin. Rolin kryesor do ta ketë AKR’ja”, tha Bahtiri për ‘Zërin’.
Ndërkohë, është shprehur optimist se Kosova shumë shpejt do ta ketë kryetarin e Kuvendit.
“Unë mendoj se shumë shpejt do ta kemi një kryetar që do të votohet bukur shumë”, ka potencuar Bahtiri.
E ndonëse ka pasur raportime se AKR’ja do t’i bashkohet PAN’it, Bahtiri ka theksuar se ka qenë çdoherë kundër këtij koalicioni.
“Unë kam qenë çdoherë kundër PAN’it për arsye se kam dashur të bëhen ndryshime në Republikën e Kosovës, ndryshime prej kësaj gjendjeje, në të cilën mjerisht është Kosova”, ka shtuar ai.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/nenkryetari-i-akr-se-thote-se-kuvendi-shpejt-do-te-kete-kryeparlamentarin-425109/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright