Ali Ahmeti dëshiron ta ndëshkojë Teuta Arifin me moskandidim sepse…

Burime të mirinformuara brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, rëfejnë në kushte mirëbesimi për portalin Sakte.net se kryetari i partisë shqiptare në pushtet, Ali Ahmeti asessi nuk është duke u bindur që ta kandidojë sërish nënkryetaren e tij, Teuta Arifin edhe për një mandat të ri në Tetovë. Arsyet lidhur me këtë refuzim të Ahmetit mësohet se kanë të bëjnë me kohën e formimit të Qeverisë kur Teuta Arifi ishte një prej zërave më të fuqishëm në këtë parti kundër koalicionit me VMRO – DPMNE. Si rezultat, Ahmeti ishte detyruar të lëshojë pe, sidomos kur filluan edhe presionet e ndërkombëtarëve. Mirëpo, me gjasë, një gjë e tillë mund t’i kushtojë Arifit me moskandidim për Tetovën. Dy emra të tjerë të përmendur në opinion janë Florin Besimi, drejtori aktual i Qendrës Klinike të Tetovës dhe vëllai i ish-ministrit Fatmir Besimi.

Portali Sakte.net mëson se strukturat e BDI – së në Tetovë janë duke lobuar fuqishëm që Teuta Arifi sërish të jetë kandidate dhe t’i prijë garës për komunën e Tetovës./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme