Bashkimi Evropian nga vjeshta do të jetë më kërkuese ndaj Serbisë.
Sipas mediave serbe, Brukseli është i bindur se në këtë fazë do të vendoset për fatin e Serbisë për bashkimin në BE, me fokus të veçantë për çështjen e Kosovës, marrëdhëniet me Rusinë dhe sundimin e ligjit, transmeton Indeksonline.
Sipas Novosti.rs BE është e interesuar për ta shkëputur Serbinë nga Rusia për shkak të marrëdhënieve jo të mirë të Evropës me Rusinë.
Ndërsa sa i përket Kosovës, ky medium shkruan se Brukseli kërkon zhvillime të reja në mënyrë që të normalizohen edhe më tej marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve.
Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën është e shoqërua5r me një kapitull të veçantë, me kapitullin 35.