Çka po ndodhë me rusët: Në 9 muaj 6 diplomatë të vdekur

Seria e pazakonshme e vdekjeve të ambasadorëve rus në botën e jashtme ka vazhduar kur në pishinën e rezidencës së vet në Kartum u gjet i vdekur ambasadori rus në Sudan.

Ky është diplomati i gjashtë rus i profilit të lartë i cili vdes befas në vendet e largëta prej zgjedhjeve të kaluara amerikane, shkruan “Independent”, transmeton gazetametro.net.

Ministri i jashtëm i Sudanit ka publikuar deklaratën me të cilën konfirmon se Mirgajas Shirinski, i cili ishte në vitet e gjashtëdhjeta, vdiq në Kartum, por nuk e ka theksuar shkakun e vdekjes.

Zëdhënësi i ambasadës ruse ka thënë se Shirinski ka pësuar sulm në zemër.

Portali AFP e ka cituar zëdhënësin e policisë i cili ka thënë se ambasadori është gjetur në pishinën e vet.

Në ditën e zgjedhjeve amerikane, diplomati rus Sergei Krivov është gjetur i shtrirë dhe pa vetëdije në dysheme të konsullatës ruse në Nju Jork me lëndime në kokë.

Zyrtarët rus më vonë kanë deklaruar se ka vdekur nga sulmi në zemër.

Në dhjetor ambasadori rus në Turqi Andrey Karlov 62 vjeç është qëlluar derisa mbante fjalim në ekspozitën e fotografive në Ankara.

Në janar konsulli rus në Athinë, 55 vjeçi Andrey Malanin është gjetur i vdekur në dysheme të banjës në banesën e vet. Policia ka pretenduar se si duket Malanin ka pasur vdekje natyrale.

Disa javë më vonë, ambasadori rus në Indi Aleksandar Kadakin ka vdekur pas një sëmundjeje së shkurtër në moshën 68 vjeçe. Më vonë u publikua se ka vdekur nga ndalimi i zemrës.

Në shkurt Vitaliy Churkin, ambasadori rus në KB, u rrëzua në zyre dhe vdiq. Më vonë testimet kanë treguar se ka vdekur nga sulmi në zemër, por zyrtarët kanë pretenduar se duhen testimet e mëtutjeshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme