Së paku pesë persona kanë mbetur të vrarë në një sulm vetëvrasës në afërsi të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency.
Ministria afgane e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se sulmuesi vetëvrasës ka aktivizuar mjetin shpërthyes në hyrje të një banke, të vendosur shumë pranë ambasadës amerikane.
Në sulmin, përgjegjësinë për të cilin e morën talebanët, kanë mbetur të vrarë së paku pesë persona, ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur.