Senatori amerikan siguron Thaçin për mbështetjen e Trumpit ndaj Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur senatorin amerikan, Ronald Johnson, me të cilin ka bashkëbiseduar për shumë tema që përbëjnë interes për dy shtetet.

Presidenti Thaçi ka falënderuar senatorin amerikan për mbështetjen që po i jep Kosovës administrata e presidentit Trump në rrugën e saj drejt integrimit në struktura euroatlantike.

“Mbështetja amerikane është përcaktuese për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurimin e rrugës euroatlantike për Kosovën dhe shtetet e tjera të rajonit”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Presidenti ka njoftuar senatorin amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e transformimit të FSK-së dhe për sfidat që e presin qeverinë e re të Kosovës në jetësimin e prioriteteve strategjike, duke theksuar se institucionet e reja duhet të themelohen sa më shpejtë.

Nga ana tjetër, senatori amerikan, Ronald Johnson, ka siguruar presidentin Thaçi se administrata e presidentit Trump do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat dhe do të mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme