Ai nuk ka dhënë shumë detaje se cili subjekt politik do ta mbështesë PAN-in për ta konstituuar legjislativin, por thotë se në bazë të bisedave me Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn e ka kuptuar një gjë të tillë.
Këto komente Shala i ka bërë gjatë një interviste për gazetën”Zëri”, me ç’rast për vonesën e deritanishme për mosthemelimin e institucioneve qendrore e ka fajësuar LDK-në, “Vetëvendosjen” dhe PDK-në, të cilat, siç thotë ai, po udhëheqin politikë të inateve.
“Për LDK-në deri më sot ishte e mirë PDK-ja, e cila i ndihmoi ta bëjë Isa Mustafën kryeministër, kurse sot thotë se nuk bën partia e Kadri Veselit. Të gjitha partitë duhet të kenë parime, në mënyrë që të mendojnë për të mirën e vendit e jo për vetveten”, ka thënë në mes tjerash Shala.