Nëna po rrit dy fëmijë jetimë vetëm nga vitrat, ajo vetë ushqehet me bukën e katër ditëve që t’ua kursejë miellin fëmijëve të saj, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Dy fëmijë jetimë dhe nëna e tyre kanë mbetur pa shtëpi. Ata po jetojnë në kushte të rënda ekonomike pas vdekjes së kryefamiljarit, 18 muaj më parë.
Kjo nënë e vetme po rrit fëmijët e saj vetëm në një dhomë, në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
Ata po mbesin gjallë vetëm nga vitrat (ndihmat) që mund t’ua dërgojë dikush. Shiu gjatë natës pikon nga tavani i dëmtuar mbi trupat e këtyre dy fëmijëve. Dy fëmijët jetimë flenë në sfungjer të vendosur mbi dyshemenë, e shtruar nga çimentoja.
Dritaret dhe dyert nuk e ndalin as të ftohtit dhe as ujin, i cili depërton mbi trupat e njomë. Kjo nënë apelon të ndihmohet me një copë tokë për të ndërtuar një shtëpi, sado e vogël të jetë, vetëm të mos i lërë në rrugë fëmijët.
Nëna Elfie Retkoceri lutet të mos bjerë shi e të bëjnë gjumin e qetë fëmijët e saj, shkruan tutuje “Zëri“.
“Kur bie shi pikon tavani dhe bie mbi trupat e fëmijëve. Edhe uji hyn nga dera, edhe nga dritaret”.
Ajo rrëfen sesi në netët me shi rri zgjuar dhe vendos një kove midis fëmijëve të saj të shtrirë në sfungjerë.
“Qull u bëhet fëmijëve jorgani. Lart nga tavani i lag uji që hyn nga shiu, poshtë ndër sfungjer hyn nga dera. Kur bie shi i madh hyn uji brenda prej jashtë sepse nuk mbyllen dyert”, rrëfen ajo…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)
Për të gjithë ju që dëshironi t’i ndihmoni zonjës Elfie, mund të kontaktoni në këtë numër: 044 949 986