Thaçi flet pas takimit me Vuçiqin, tregon si do të vazhdohet dialogu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me homologun serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Federica Mogherini.

 

Thaçi pas takimit ka thënë se në këtë takim u bisedua për hapat e mëtutjeshëm për fillimin, siç ka thënë ai, të një faze të re për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Dëshiroj ta falënderoj Mogherinin për këtë mundësi të re për takimin me Vuçiq, për normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai.

“Ka qenë një takim korrekt ku kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për fillimin e një faze të re për normalizim marrëdhëniesh. Edhe Kosova edhe Serbia kanë nevojë për marrëveshje që ju hap perspektivë të dy vendeve”, ka pohuar presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se të dy vendet si të pavarura dhe sovrane kanë nevojë për komunikim dhe marrëveshje përmbyllëse.

“Kjo fazë e re është e nevojshme që të fillojë sa më shpejtë që të jetë mundur. Edhe në këtë fazë kemi besim në rolin udhëheqës të Mogherinit me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së”.

“Do të diskutojmë për çështjet e hapura dhe të arrijmë pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve tona”, ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme