Koxias në Shkup: Angazhime që të normalizohen marrëdhëniet me Maqedoninë

Vizita e sotme e ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias në Shkup është në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Maqedonisë, pas vendosjes së pushtetit të ri në Shkup, shkruan “Katimerini”.
Pothuajse të gjitha mediat greke sot raportojnë se Koxias është për vizitë në Shkup, ku do të takohet me homologun e tij, Nikolla Dimitrov, ndërsa do të pritet edhe nga kryeministri Zoran Zaev, presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, zëvendëskryeministri për marrëdhënie me BE-në, Bujar Osmani, kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferin dhe përfaqësuesit e partive politike në vend.
Në Greqi përkujtohet se vizita është përgatitur gjatë dy muajve të fundit dhe se pardje në Athinë u mbajt edhe një takim për Masat për ndërtimin e besimit midis dy vendeve. Pikërisht masat për ndërtimin e besimit do të jenë temë kryesore në bisedimet e Koxiasit në Shkup, por është e qartë se gjithçka sillet rreth kontestit për emrin, për të cilin askush nuk beson se nuk do të përmendet, analizojnë mediat greke.
“Të gjitha palët vlerësojnë se është shumë herët të debatohet për gjetjen e kompromisit për zgjidhjen e çështjes për emrin, edhe pse të gjithë e pranojnë se muajve të fundit prej vitit 2017 dhe gjashtë muajt e parë të vitit 2018 mund të jenë kritike lidhur me përgjigjen e mundshme midis Athinës dhe Shkupit. Baraspeshat politike janë shumë të vështira për të dyja vendet, por për qeverinë e Zaevit, e cila u formua me vështirësi më të mëdha dhe pasi vendi u gjet pranë kolapsit, anëtarësimi në NATO është cak për mbijetesë”, shkruan “Katimerini”.
Sipas gazetës, për Athinën gjërat janë më të thjeshta, edhe pse ngadalë por sigurt, janë duke u intensifikuar presionet prej vendeve evropiane dhe SHBA-ja për zgjidhjen e kontestit i cili akoma është problem në rajonin turbulent të Ballkanit Perëndimor. Nga Qeveria greke, ekziston proces mjaft i madh për atë se çfarë mund të ndodh në periudhën që pason me qëllim të arritjes së marrëveshjes me Maqedoninë, shton “Katimerini”.
“Sot dy ministrat e Punëve të Jashtme do të mbajnë konferencë shtypi”. Edhe krahas asaj që akoma nuk bëhet e ditur se çfarë do të duhet, Koxias vazhdimisht e përsërit se Athina pret disa hapa të vullnetit të mirë, të cilat do të tregojnë se Qeveria e Zaevit dallon prej taktikës nacionaliste të Gruevskit”, komenton gazeta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme