Thaçi nuk heqë dorë, kërkon Ekip të Unitetit dhe themelim të shpejt të institucioneve

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi nga Brukseli ka porositur spektrin politik kosovarë që mos të humbasin kohë në krijimin e institucioneve të reja.

Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Ferderica Mogherini, Thaçi ka thënë se institucionet duhet të themelohen sa më parë. “Ftoj gjithë spektrin politik që sa më shpejt të formohet Qeveria, të konstituohet dhe të funksionalizohet Kuvendi i Kosovës”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se pas krijimit të institucioneve, pa humbur kohë duhet që në mënyrë sa më konsensuale të mundshme përmes Ekipit të Unitetit, Kosova të përfaqësohet në këtë pjesë finale, përmbyllëse, historike, shtertndërtimit.

“Unë pajtohem se do të ketë takime edhe më të shpeshta midis meje dhe presidentit Vuçiq, dhe më substanciale në javët dhe muajt e ardhshëm”, ka paralajmëruar ai. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme