Vuçiq e dëshiron Trumpin në Beograd, Kosova në “gjumë të thellë”

Donald Trump mund të bëhet presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që viziton Beogradin që prej vitit 1975, kur presidenti i atëhershëm Gerald Ford u takua me marshallin Tito në kryeqytetin e Federatës Jugosllave.

Ftesa, që do të zyrtarizohet së shpejti, është bërë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të zhvilluar një ditë më parë me senatorin amerikan Ron Johnson, anëtar i komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA.

“Të kemi në Serbi presidentin Trump dhe zv/presidentin Pence për momentin është vetëm një dëshirë. Por, siç e dini, unë jam një tip insistues dhe deri më tani e kam arritur atë që kam dashur”, tha Vuçiq për gazetarët.

Ftesa për Trump reflekton dëshirën për një afrim mes presidentit serb me atë amerikan, por edhe afrimin mes vetë Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, pavarësisht mërive që mbahen që prej luftës në Kosovë.

Derisa Serbia bën këso plane madhore për t’u afruar me SHBA-të, Kosova as pas tre muajsh nuk ka institucione të themeluara. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme