Peshkopi Teodosije ka bërë thirrje sot që çështja e arrestimit të Bogdan Mitroviqit të diskutohet sa më shpejt që të jetë e mundur në bashkëpunim me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.
Sipas tij, serbët, veçanërisht ata që duan t`i renovojnë pronat e tyre, po përjetojnë këtë proces si një presion tjetër nga institucionet e Kosovës për qytetarët e nacionalitetit serb.
Mitroviq u arrestua në Suharekë në fillim të kësaj jave me rastin e shënimit të një feste fetare serbe.
Lidhur me këtë Teodosije thotë se ky rast hodhi hije në gëzimin e kësaj festë, sidomos duke pasur parasysh se ai kishte ardhur lirisht në Kosovë në vitet e mëparshme dhe askush nuk kishte asnjë dyshim për atë në atë kohë.
74 vjeçari Bogdan Mitroviq u arrestua nën dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, transmeton Klan Kosova.