Tronditet Tirana: Gjyqtarja vritet nga ish-burri

Tirana është tronditur mesditën e sotme, ku një 53-vjeçar ka vrarë me armë zjarri –ish-gruan e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’, ku 53-vjeçari Fadil Kasemi ka qëlluar me dy plumba në drejtim të gruas.

Mësohet se gruaja ka qenë në makinë, teksa pas një debati të ashpër që kanë pasur mes tyre, ai ka vrarë ish-gruan.

Nga të dhënat e para raportohet se ajo është gjykatëse me profesion, ndërsa nuk bëhet ende e ditur identiteti i saj.

Forca të shumta policie kanë vajtuar në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se autori i vrasjes është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Policia arreston 53 vjeçarin autorin e vrasjes së ish-bashkëshortes.

Më datë 31.08.2017 shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish bashkëshorten, shtetasen F.K, 39 vjeç e cila ka mbetur e vrarë.

Është sekuestruar arma e krimit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshmë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme