Përmes një video incizimi ambasadori u ka bërë thirrje krerëve politikë që ta zgjidhin sa më shpejtë çështjen e numrave në kuvend.
“Përshëndetje qytetar të nderuar, janë bërë 2 muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale, mendoj se nuk është bërë mjaft për votuesit kosovarë të cilët votuan për zgjedhjen e institucioneve. Unë u bëj thirrje të gjithë politikanëve që t’i bëjnë numrat në Parlament dhe ta zhbllokojnë situatën politike sa më shpejtë që është e mundur. Qytetarët kosovarë meritojnë më shumë, më shumë se kaq dhe nuk ka arsye të presin më. Urime festa e kurban Bajramit të gjithëve”, është shprehur Delawie.