Ahmeti: Shëndetësia në Prishtinë ka shënuar rritje në cilësi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi në Facebook ka lavdëruar shërbimet shëndetësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në kryeqytet.

Sipas tij prej se ka marr mandatin në vitin 2013 numri i shërbimeve ka kaluar dyfishin dhe tani ka arritur në 1.2 milion shërbime shëndetësore.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

“Prej vitit 2013, shëndetësia në Prishtinë ka shënuar rritje të dukshme në cilësi. Numri i shërbimeve ka kaluar dyfishin dhe tani arrin 1.2 Milion shërbime shëndetësore. Referimi në ShSKUK (Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës) është më pak se 15 përqind. Pra, më shumë se 85 përqind të pacientëve që vijnë në QMFtë tona shërohen në QMFtë tona që është shifër rekorde për shëndetësinë primare”, ka shkruar Ahmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme