Eksodi masiv i të rinjve në Maqedoni po vazhdon. Agjenci të shumta në Shkup për cdo ditë po ju rregullojnë vizat e punës të rinjvë, duke filluar nga mjekët deri tek zanatlinjtë e mirë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Shumica shkojnë në Gjermani dhe vende tjera të Evropë për të siguruar një jetë më të mirë dhe me dinjitet.
Por, pse po ikë gjitha ajo armatë e rinisë dhe çka e detyron atë që 17 vite nga përfundimi i luftës të marrë rrugën pa kthim drejt vendeve evroperëndimore, atje ku kemi një realitet të krizës së brendshme dhe pasigurisë së vetë qytetarëve të atyre vendeve.
Përgjigja është shumë lehtë dhe mjafton të kthehemi në retrospektivë dhe të kujtojmë vetëm ngjarjet e vitit 2017, i cili ishte një vit i mbrapshtë për Maqedoninë.
Storje që tronditën mbarë opinionin, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, politika dhe shumë sfera tjera që dëshmuan se shoqëria jonë po shkon drejtë degradimit dhe se ajo që quhet ‘njerëzillëk’, humanitet, shumë pak ka mbetur tek ne.
Eksodi i trurit të ri është si rezultat i brishtësisë së shtetit, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe jetës së përditshme, anashkalimi i trurit dhe intelektualizmit, dominimi i klasave mediokre politike të zhytura në krim të organizuar dhe korrupsion të hatashëm.
Kjo armatë që ka pushtuar institucionet dhe sferat e tjera shoqërore është një oktapod gllabërues që thellon humnerën e një keqqeverisje dhe mungesën e një vizioni për të ardhmen e vendit dhe sidomos popullsisë së re, duke servuar varfërinë dhe pasigurinë totale.
Numri i të ikurve është shumë i madhë. Llogaritet që jashtë Maqedonisë jetojnë 516 mijë të qytetarë, që përbëjnë rreth 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë.
Këto janë të dhëna nga Organizat Ndërkombëtare për Migrim, numra këto të ngjajshëm në proporcion me popullsinë me ato në Sirisë, ku po zhvillohet një luftë e përgjakshme.
Shteti përpos mungesë së një strategjie për parandalimin e këtij trendi, nuk ka asnjë statisktikë zyrtare për numrin e saktë të ikurve. Kjo sigurishtë se do të ketë pasoja të mëdha për vendin, i cili në të ardhmen mund të ballafaqohet me mungesë të mjekëve, ekonomistëve, e zanatlinjve të kualifikuar.
Sipas të dhënave të një studimi të punuar nga fondacio ni Fridrih Ebert, 53 për qind e të rinjve
duan ta braktisin vendin.
Opsionet janë të shumta. Disa ikin duke marrë një vizë pune, disa një pasaportë bullgare, disa aplikojnë për punë në Avganistan dhe rrugë tjera që shpiejnë në pa kthim për një vendlindje.
Derisa të rinjtë po ikin, këtu në këtë shtet ka filluar një fushatë zgjedhore, kur politikanët kanë
filluar sërish gënjeshtrat dhe mashtrimet për një jetë më të mirë. (INA)