Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka thënë për “Zeri.info”, se ky subjekt nuk ka arritur asnjë marrëveshje me PAN-in.
Pacolli ka thënë për “Zeri.info”, se as nuk ka pasur takime këtyre ditëve ndërmjet përfaqësuesve AKR-se dhe të koalicionit PAN.
“Nuk ka asnjë koalicion. Nuk mund të ketë koalicion pa pasur as takime. As dje, as sot nuk ka pasur asnjë takim në mes të PAN-it dhe AKR-së”, ka thënë Pacolli për “Zeri.info”, duke shtuar.
“Është interesant nga disa media se si dalin në këto përfundime. Ajo që mund të konfirmoj unë është se nuk ka marrëveshje mes AKR-së dhe PAN-it”, ka deklaruar Pacolli për “Zeri.info”.