Ushtarët e Burmës po i djegin trupat e myslimanëve rohingya për t’i zhdukur dëshmitë

Ushtarët dhe civilët në Burma janë duke tentuar ta fshehin masakrën ndaj popullit mysliman në vend duke i mbledhur trupat e viktimave dhe duke i djegur ata, njofton grupi monitorues Arakan Project.

Drejtoresha e Arakan Project, Chris Lewa, ka thënë se organizata e saj, e cila e monitoron dhunën në shtetin Rakhine të Burmës, i ka dokumentuar vrasjet e të paktën 130 personave në një vendbanim të vetëm në rajonin Rathedaung, transmeton Express.

Ajo ka shtuar se raportohet për tri fshatra të tjerë ku dhjetëra persona janë vrarë.

“Të paktën 130 persona janë vrarë, por ne mendojmë se numri është më i madh,” ka thënë Chris për BBC World Service.

“Forcat e sigurisë i kanë rrethuar fshatrat dhe pastaj i kanë qëlluar me armë njerëzit pa dallim, por ne kemi gjetur se – krahasuar me dhunën që ndodhi në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar – tash ka një përfshirje më të madhe të budistëve vendorë bashkë me ushtrinë”, ka thënë ajo.

“Ajo që kemi gjetur është se pas vrasjeve, ushtria dhe civilët janë duke i mbledhur trupat e viktimave dhe po i djegin ata, në mënyrë që të mos lënë dëshmi,” ka shtuar ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme