Taravari: Nëse nuk fitoj në Gostivar, tërhiqem nga politika

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në një prononcim për NOVA pohoi se Aleanca për Shqiptarët e kishte urgjente të propozonte kandidat komune në Gostivar sepse nuk kishin arritur të darkordohej me partitë tjera më të vogla, ndërsa si kandidat më i përshtatshëm për Gostivarin, kanë vlerësuar se është pikërisht Taravari.

Për këtë shkak, Taravari duhet të tërhiqet nga posti ministër i shëndetësisë, por Aleanca do të kërkojë që të mbajë resorin e shëndetësisë dhe do të insistojë që në seancën e parë pas zgjedhjeve lokale të emërojë ministër të ri të shëndetësisë. Nëse nuk fiton në Gostivar, Taravari paralajmëron se do të dorëhiqet nga politika.

“Nuk ka asnjë anëtar nga partia jonë që do ta kandidonim për kryetar komune. Shpresonim se do të dakordoheshim me ndonjë parti tjetër, por nuk arritëm. Nëse nuk fitoj në Gostivar, do të përshëndetem me politikën dhe do të mbetem vetëm si mjek, dhe do të kaloj më tepër kohë me familjen”, ka deklaruar për NOVA, ministri Taravari.

Ai sqaroi se deri në zgjedhjet lokale do të kryejë funksionin ministër i shëndetësisë, do të vijë çdo mëngjes në Ministri, ndërsa obligimet do ti ndajë me zëvendësin e tij dhe me sekretarin shtetëror.

“Do tëkryejë obligimet e mia së bashku me zëvendësin tim dhe sekretarin shtetëror që qytetarët të mos ndjejnë asgjë. Gjatë kampanjës dhe kur të përfundojnë zgjedhjet lokale do të zëvendësohem me tjetër. Ne do të kërkojmë që ministri tjetër të jetë nga Aleanca për Shqiptarët, kuptohet nëse arrijmë akord”, tha Taravari.

Ai paralajmëroi se me ardhjen e një ministri të ri, përbërja e kabinetit do të mbetet i njëjtë, dhe nuk do të ketë ndryshime të reja në vendet udhëheqëse dhe turbulenca në shëndetësi. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme