Shugurimi i Katedralës “Nënë Tereza” në Prishtinë, i paraparë të nisë në orën 11:00, tashmë ka filluar, raporton zeri.info.
Në këtë ceremony janë duke marrë pjesë qindra besimtarë anë e kënd Kosovës, si dhe personalitete të shumta të skenës politike.
Tashmë, në nisje të ceremonisë, të gjithë pjesëmarrësit janë ngritur në këmbë.
Ndërkohë, deri më tash nga skena politike janë duke marrë pjesë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ai i LDK-së, Isa Mustafa, i nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, si dhe presidenti Hashim Thaçi. Ndërkohë, që nuk është parë të ketë ardhur lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
Pos këtyre, tashmë ka arritur edhe i dërguari i Papës, Kardinal Ernest Simoni./Zeri