Një ditë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe AKR-së, analistët kanë thënë se “kjo qeveri më së paku i është dashur të nominuarit për kryeministër, Ramush Haradinajt”.
“Qeverinë po e bën AKR, as Partia Demokratike e Kosovës dhe as Ramush Haradinaj”, ka thënë analisti politik, Bajrush Morina në Info Magazine të Klan Kosovës.
“PDK-ja është parti e mjerë”.
“Haradinaj madje nuk ka të drejtë as t’i shkarkojë ministrat e AKR-së”.
“Ne po flasim sot se në çfarë gjendje ka rënë shefi i Qeverisë”.
Analisti Petrit Zogaj, ka thënë se “ky kombinim ndërmjet shumë partive e dëmton skajshmërisht vendim-marrjen e Haradinajt”.
“Haradinaj do të tentojë maksimalisht ta shtrojë autoritetin”, ka thënë Zogaj në Info Magazine.