LVV e LDK: Qeveria e ardhshme nuk do të jetë jetëgjatë

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismajl Kurteshi, ka konsideruar se një Qeveri, e cila po mëtohet të formohet me përbërje të Listës Serbe është e dirigjuar kryekëput prej Beogradit, shkruan “Zeri.info”.

Por pavarësisht kësaj, ai ka thënë se deputetët duhet të marrin pjesë në vazhdimin e seancës për ta dhënë votën e tyre, qoftë pro apo kundër.

“Mendoj se është detyrë e deputetëve që të marrin pjesë dhe ta shprehin mendimin e tyre përmes votës pro, kundër ose abstenim”, ka deklaruar Kurteshi për “Zerin”.

E pavarësisht se LVV-ja nuk e mbështet një bashkëpunim të PAN-it me AKR-në, ai ka thënë se ky subjekt nuk do të mundë ta pengojë formimin e Qeverisë po që se PAN-i i ka siguruar votat.

“Nuk mendoj që do të kemi mundësi ta pengojmë krijimin e Qeverisë nëse i kanë votat, por natyrisht ne do të sillemi si opozitë dhe do të punojmë për interes të këtij vendi”, ka nënvizuar deputeti Kurteshi. Megjithatë, ai ka konsideruar se ky koalicion nuk do të ketë jetëgjatësi.

E se nga marrëveshja e fundit mes PAN-it e AKR-së nuk ka fituar askush ka thënë edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i cili madje ka konsideruar se vendi shumë shpejt mund të shkojë në zgjedhje sërishme./Zeri/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme