Krejt çfarë duhet të dini për njësinë matëse kuaj-fuqi

Kuaj-fuqi (kf) është njësi për matjen e fuqisë me të cilën kryhet një punë.

 

Ekzistojnë disa standarde për matjen me kuaj-fuqi. Ky term është adoptuar në fund të shekullit 18 nga inxhinieri Skocez James Watt për të krahasuar fuqinë e motorit me avull me fuqinë aktuale të një kali.

Më vonë kjo njësi është përdorë për të matur fuqinë e motorëve me pistona, turbina dhe motorëve elektrik, transmeton Express. Shumica e vendeve tani përdorin njësinë Watt si njësi për matjen e fuqisë.

Me implementimin e direktivës 80/181/EEC në Janar 2010 nga EU përdorimi i njësisë kuaj-fuqi lejohet vetëm si njësi ndihmëse shtesë.

Njësia kuaj-fuqi mekanike në sistemin imperial ka saktësisht 745.7 Watt. Njësia kuaj-fuqi në sistemin metrik është 735.5 Watt ose 98.6% e kuaj-fuqi imperiale mekanike.

Fuqia prej 1 kf tek motorët me djegie të brendshme është e barabartë me 0.745kW.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme