BESA ia shuan shpresat BDI-së në Tetovë, kandidon me Bilall Kasamin

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë kur do të bëhen publike edhe zyrtarisht kandidaturat e partive politike që do të garojnë në zgjedhjet lokale në Maqedoni. Garë interesante dhe e ngushtë pritet të zhvillohet në komunat me shumicë shqiptare. Sipas sondazheve të publikuara së fundmi, në shumë komuna është duke u zhvilluar garë e ngushtë midis BDI-së dhe partisë opozitare shqiptare, Lëvizja BESA. Tetova pa dyshim se është një prej synimeve kryesore. Si një prej qendrave shqiptare, partitë politike shqiptare kanë mbajtur sekret deri më tani emrat e kandidatëve. Por, Lëvizja BESA ka vendosur të bëjë hapin e para, duke kandiduar kryetarin e partisë, Bilall Kasamin për kryetar të kësaj komune.

“Po, kryetari i Lëvizjes BESA, prof. Bilall Kasami do të jetë kandidat për komunën e Tetovës”, kanë bërë të ditura për portalin Sakte.net burime pranë kryetarit të kësaj partie politike.

Kandidimi i Kasamit përfundimisht shuan shpresat e Bashkimit Demokratik për Integrim të cilët vazhdojnë të jenë të pavendosur dhe të tensionuar. Madje, e pasigurte për një rikandidim të mundshëm është shfaqur edhe Teuta Arifi, kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, e cila e pyetur nga gazetarët, ka deklaruar “ashtu duket”. Por, qeverisja lokale gjatë mandatit të saj është përcjellë me kritika të shumta. Lëvizja BESA ka qenë prej partive më të zëshme në këtë drejtim, por, tani pas vendimit që kjo parti të garojë me nr 1 të kësaj partie, Bilall Kasami, dëshmon seriozitetin dhe gadishmerine për të zgjidhur problemet e akumuluara si dhe përfundimisht i shuan shpresat e BDI-së.

Përndryshe, Bilall Kasami aktualisht është edhe deputet i Lëizjes BESA në Parlamentin e Maqedonisë. Ai udhëheqi me suksese këtë parti të re shqiptare duke e berë forcën kryesore opozitare shqiptare në Maqedoni me 58 mijë votat e fituara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Refuzoi të jetë pjesë e pushtetit pa u garantuar të drejtat e barabarta të shqiptarëve si komb shtetformues në Maqedoni dhe pa një marrëveshje të shkruar dhe transparente. Ky veprim e bëri atë të mbahet mend si lideri i parë që refuzon privilegjet e pushtetit nëse nuk pranohet platforma politike. Megjithatë, përtej qëndrimeve partiake, ai me votat e Lëvizjes BESA garantuan formimin e qeverisë së re dhe shembjen e regjimit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Në sondazhet e fundit, popullariteti i tij si lider ka shënuar rritje të ndjeshme duke e tejkaluar edhe liderin e BDI – së, Ali Ahmetin./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme