Pas kandidimit të Bilall Kasamit, Teuta Arifi kërkon të tërhiqet nga kandidatura

Sa më shumë që afrohet koha e shpalljes së kandidaturave për kryetarë komunash, më e tensionuar bëhet situata brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili në të gjitha sondazhet e fundit është duke shënuar rënie të ndjeshme. Burime të mirinformuara brenda BDI – së bëjnë të ditur se menjëherë pas lajmit të portalit Sakte.net se Bilall Kasami do të jetë kandidat i Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës, kryetarja aktuale e Tetovës, Teuta Arifi ka kërkuar që të tërhiqet nga kandidimi.

“Situata në BDI është mjaft e komplikuar. Me kandidimin e Kasamit janë shtuar tensionet. Kryetarja ka kërkuar tërheqjen nga kandidimi”, thonë në kushte anonimiteti këto burime.

Në paraqitjen e saj të fundit publike, e pyetur rreth mundësië së kandidimit për një mandat të dytë, Arifi ishte shfaqur e rezervuar dhe e pasigurtë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme