Shkëlzen Doli: Nuk krenohem me asgjë tjetër përveç kombit tim

Pak javë ndajnë adhuruesit e melodisë së violinës, nga koncerti madhështor që e sjell artisti i njohur ndërkombëtarisht, Shkëlzen Doli.

”Shkëlzen Doli – Albanian Soul” vjen më 23 shtator në Sheshin ”Skënderbej” në Tiranë, ku pritet që të mbledh rreth vetes shumë bashkëkombës së tij, transmeton Klan Kosova.

Kështu ka bërë të ditur vet violinisti shqiptar Shkëlzen Doli përmes llogarisë së tij në facebook, i cili ka shtuar se me projektin “Albanian Soul” do që të bëj diçka krejtësisht të ndryshme:

”Dua promovimin e muzikës shqiptare të të gjithë trevave dhe dua të jem sa më afër çdo bashkatdhetari tim”, shprehet Doli, transmeton Klan Kosova.

Tutje ai ka thënë se synim i tij kryesor është që muzika shqiptare të jetë në skenat botërore:

”Qëllimi im është që muzika Shqiptare me larmishërinë e saj të promovohet kudo në botë. Nëse do t’a realizoj këtë mision timin kjo do të jetë dhe kënaqësia më e madhe, dhe arritja me e madhe e karrierës time. Me mbështetjen e bashkëatdhetarëve do ia dalim sëbashku që muzika autoktone e kombit tonë të jetë në skenat botërore”

Për ata që e duan violinën e duan të jenë pjesë e këtij koncerti, biletat tashmë janë në shitje dhe artisti Doli, vazhdon të jetë aktiv në rrjetin social Facebook, jo vetëm duke ftuar shqiptarët të jenë pjesë e këtij koncerti, por edhe duke treguar se me çfarë krenohet ai.

”Muzika Shqiptare është një thesar i çmuar, dhe unë në çdo koncert që realizoj kudo në botë gjithmonë kam interpretuar pjesë nga muzika jonë. Unë jam Shqiptar, dhe nuk krenohem me asgjë tjetër përveç kombit tim”, ka përfunduar Doli mesazhin e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme