Gazetarja nga Kievi, Bohdana Babych, ka shkruar në rrjetin Facebook se të pesë personat po ktheheheshin në Kiev nga Polonia, ku kishin marrë pjesë në një konferencë
Autoritetet në Ukrainë thonë se tre analistë politikë, një gazetar dhe një aktivist, kanë humbur jetën sot në një aksident trafiku në rajonin perëndimor, Rivne.
Anton Herashchenko, ligjvënës dhe këshilltar i ministrit të brendshëm, Arsen Avakov, ka shkruar në rrjetin Facebook, se analistët politikë Oleksandr Maslak, Oleksiy Kurinniy dhe Oleksandr Nikanarov, gazetari Volodymyr Karahyauar, dhe aktivisti Serhiu Popov, janë vrarë sot herët në mëngjes në aksidentin e trafikut, për të cilin po zhvillohen hetime.
Policia kombëtare e Ukrainës, më herët, raportoi se janë vrarë katër meshkuj, pasi vetura e tyre ishte ndeshur me një kamion.
Personi i pestë kishte vdekur disa orë më vonë në spital, tha policia.
Policia nuk i ka dhënë emrat e të vdekurve.
Gazetarja nga Kievi, Bohdana Babych, ka shkruar në rrjetin Facebook se të pesë personat po ktheheheshin në Kiev nga Polonia, ku kishin marrë pjesë në një konferencë.