Ekzekutohet me dy plumba kamarieri shqiptar në Belgjikë

Një 31 vjeçar shqiptar me profesion kamarier në Saint-Denis në Forest të Belgjikës është ekzekutuar me armë zjarri natën midis të martës dhe të mërkurës.

Mediave vendase shkruajnë se viktima është Niko K, i cili u vra rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm. Dy autorët e ngjarjes janë ende në kërkim, transmeton Klan Kosova.

Sipas një dëshmitari, i cituar nga prokurori publik në Bruksel, viktima ishte në kërkim të një automjeti në parkingun e Forest Abbey, që ndodhej pak metra nga kafeneja.

Atje u shfaqën dy burra të maskuar dhe hapën zjarr në drejtim të tij. “Viktima vdiq në vend pas dy plumbave që mori”, tha zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Ine Van Wymersche, në një deklaratë.

Viktima me origjinë shqiptare i njohur nga të gjithë si njeri i rregullt, është përshkruar nga shumë klientë si “i hapur, miqësor dhe bujar”.

Hetues, ekspertë të mjekësisë ligjore dhe ata të balistikës, shkuan në vendngjarje për hetimet. Autorët po kërkohen në mënyrë aktive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme