Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, shprehet i gatshëm të merr përgjegjësi në qeverinë e Ramush Haradinajt që pritet të themelohet brenda këtij muaji.
Lekaj, që është njëri nga nënkryetarët e AAK-së, ka thënë për lajmi.net se për të do ishte nder që të bëhej pjesë e qeverisë së Haradinajt.
Tutje, ai ka thënë se nëse e vlerëson Haradinaj ai do ta jap maksimumin në qeverinë e ardhshme.
“Nëse Haradinaj e vlerëson, për mu është nder të jem pjesë e Qeverisë Haradinaj, por kudo që të jem do mundohem të jap maksimumin tim në punë në favor të qytetarëve”, ka thënë Lekaj.
Ndryshe emri i tij është përfolur për postin e Ministrit të Infrastrukturës ose Shëndetësisë, pasi Lekaj është me profesion mjek.