Lëvizja BESA është treguar e matur me kandidaturat ku pritet të zhvillohet betejë e ashpër politike me oponentin e saj, Bashkimin Demokratik për Integrim. Sot, për portalin Sakte.net Lëvizja BESA ka zbuluar kandidatin e saj për komunën e Tetovës. Derisa publiku priste se do të kandidohet anëtari i kryesisë, Adnan Azizi, megjithatë, BESA befasoi me kandidaturën e Bilall Kasamit.
Ngjashëm duket se kjo parti është duke bërë lëvizje edhe me kandidaturën e komunës së Çairit. Derisa në opinion kanë filluar të qarkullojnë emra të ndryshëm nga Lëvizja BESA, portali Sakte.net mëson emrin e njërit prej kandidatëve më seriozë të propozuar nga disa nëndegë të komunës së Çairit. Deputeti Zeqirija Ibrahimi është i gatshëm të merr përsipër barrën për t’u ballafaquar në një betejë të ashpër për komunën e Çairit. Portali Sakte.net mëson se Bilall Kasami është duke e shqyrtuar me shumë vëmendje mundësinë e kandidimit të tij, thonë nga Lëvizja BESA./Sakte.net