Arbana Xharra nga PDK-ja ka kritikuar veprimin e Imzot Dodë Gjergjit, lidhur me trajtimin që i është bërë flamurit shtetëror të Kosovës dhe atij të Shqipërisë me rastin e shugurimit të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
Ajo ka thënë se kombi dhe shteti duhet të jenë para fesë.
“Imzot Dodë Gjergji, çka ta kanë zënë rrugën flamujt që i paske hedhë si lecka në tokë?! A ka nderë më të madh se të bëhet Shugurimi i Katedralës “Nënë Tereza” me flamurin kombëtar dhe flamurin shtetëror të Kosovës. Kombi e shteti duhet vënë para çdo feje, sepse emri i Nënë Terezës lartëson popullin shqiptar të të gjitha besimeve dhe flamujt nuk është marre të ngriten edhe në shtëpinë e Zotit. Turp është të përdhosen!”, ka shkruar Xharra në reagimin e saj publikuar në rrjetin social Facebook, përcjell Gazeta Metro.