Pacollit i rrezikohet edhe një ministri

Behgjet Pacollit mund t’i merret edhe një ministri, pas asaj të Bujqësisë që mbrëmë ia morri Lista Serbe.

Gazeta Fjala ka mësuar nga burimet e veta se Ministria e Mjedisit, që më marrëveshjen e arritur me PAN, i takon AKR-së, do ta marrin “sekserët”. Më konkretisht këtë ministri pritet ta drejtoj Dadan Gashi, i cili ka qenë edhe pjesë negociatave mes familjes Rugova dhe Ramush Haradinaj.

Dardan Gashi edhe në qeverinë e kërkuar ka qenë ministër i Mjedisit, ku kryeministër në atë kohë ishte Hashim Thaçi. Së fundmi Gashi është shfaqur më shumë si analist politik në televizione.

Me marrëveshjen që është bërë mes PAN dhe AKR, kësaj të fundit i takojnë 5 ministri dhe 7 zëvendësministra dhe zëvendëskryeministri i parë. /Gazeta Fjala/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme