Kompanitë serbe të transportit nuk mund të qarkullojnë pa licencë

Kompanitë e transportit të udhëtarëve të veriut të Kosovës nuk do të mundë të hyjnë dhe të dalin nga Kosova pa licencën e lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës, respektivisht nga Divizioni i Transportit dhe Telekomunikacionit i Republikës së Kosovës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Kompanitë e transportit të udhëtarëve të veriut të Kosovës nuk do të mundë të hyjnë dhe të dalin nga Kosova pa licencën e lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës, respektivisht nga Divizioni i Transportit dhe Telekomunikacionit  i Republikës së Kosovës.

Përveç licencës, këto kompani që të shumtën qarkullojnë nga Kosova për në Beograd, por edhe për në Podgoricë, duhet të pajisen edhe me orarin e qarkullimi, të vërtetuar nga Prishtina.

Mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës përcjellin një njoftim të Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës, e cila u shpërndahet të gjitha kompanive të transportit të udhëtarëve në veri të vendit, me të cilin ata njoftohen se nuk do të mundë të qarkullojnë rrugëve të Kosovës dhe nuk mund ta kalojnë kufirin në Jarinjë dhe në Bërnjak pa licencë të autoriteteve kosovare.

Sipas këtij njoftimi, asnjë kompani që merret me transportin e udhëtarëve në veri të Kosovës, të cilat aktualisht nuk janë të licencuara nga Ministria e Infrastrukturës e Republikës së Kosovës, respektivisht ato kompani që nuk kanë lejen komplete, që nënkupton edhe licencën për transport, si dhe orarin e qarkullimit të Prishtinës, nuk do të mundë të qarkullojnë në rrugët e Kosovës e as ta kalojnë kufirin në Jarinjë dhe Bërnjakë nga e hëna..

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme