Këta ishin kryeministrat e Kosovës, Haradinaj rikthehet në këtë post pas 12 viteve

Kohë më parë nga jeta u nda kryeministri i parë i Kosovës nga periudha e pasluftës, Bajram Rexhepi.
Rexhepi funksionin e kryeministrit e ushtroi nga muaji mars i vitit 2002 deri më 3 dhjetor të vitit 2004 në periudhën kur Kosova ishte nën administrimin e OKB. Ramush Haradinaj ishte kryeministri i dytë i Kosovës duke e ushtruar këtë funksion nga data 3 dhjetor 2004 deri më 8 mars 2005 kur dha dorëheqje për t’i përgjigjur procesit gjyqësor në Hagë.

Pas Haradinajt, në pozitën e kryeministrit ishin edhe Adem Salihaj, Bajram Kosumi dhe Agim Çeku që më pas të fillojë “epoka e Hashim Thaçit”, i cili këtë post do ta mbante nga 9 janari i vitit 2008 deri më 9 dhjetor të vitit 2014, njofton portali Sakte.net

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa filloi ushtrimin e këtij posti nga dhjetori i vitit 2014 ndërsa sot pritet që të votohet qeveria e kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradnajt, i cili në këtë pozitë kthehet pas 12 viteve./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme