Aeroplanët luftarakë izraelitë fluturojnë shumë ulët mbi Liban, i lëkundin ndërtesat dhe i thyejnë xhamat

Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë fluturuar shumë ulët mbi qytetin Saida në jug të Libanit duke shkaktuar zhurma të mëdha që i kanë thyer dritaret dhe dridhur ndërtesat për herë të parë në disa vitet e fundit, njoftojnë burimet e sigurisë dhe banorët.

Aeroplanët luftarakë izraelitë rregullisht futen në hapësirën ajrore libaneze, thotë ushtria libaneze, por rrallë herë fluturojnë kaq ulët.

Ushtria izraelite nuk ka qenë e qasshme për koment të menjëhershëm për Reuters.

Zhurma e madhe e aeroplanëve ka shkaktuar panik në Saida, po ashtu, thotë banorët.

Tensionet janë rritur mes grupit shiit libanez, Hezbollah dhe Izraelit, të cilat për herë të fundit luftuan në vitin 2006.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme