Hedhet shorti, këta janë numrat e partive politike për Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Partitë politike janë renditur me këto numra, sipas shortit: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 94, Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 47, Vetëvendosje – 10, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban numrin – 50, Aleanca Kosova e Re me numrin – 34, Nisma për Kosovën ka numrin – 31, Lista Serbe – 29, Alternativa – 30, Lëvizja për Bashkim – 15, Partia e Drejtësisë 44, Partia e Oliver Ivanovic- 57, Partia e Ashkalinjëve të Kosovës – 75, Balli Kombëtar i Kosovës – 21, Partia Ekologjike e Kosovës – 25, Bekim Ibishi (kandidat i pavarur) – 61, Basri Brahimi (kandidat i pavarur) – 14, Partia Ura – 19, SLS – 96, Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat – 89, Istref Elshani (kandidat i Pavarur) – 52, Partia Liberale Egjiptiane – 45, Iniciativa Qytetare shqiptare – 91, Riza Kryeziu – 20, Selajdin Bytyqi – 93, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 82, Naroda Pravda – 76, Partia e Ashkalinjëve për Integrim – 77, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës – 86, Ylber Islami – 9, etj.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar për zgjedhjet komunale të 22 tetorit 91 subjekte politike, nga të cilat 35 parti politike, një koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme