Mustafa krenohet me qeverisjen e tij dhe 49 milionët e MCC-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur krenar me qeverisjen e tij 2.5 vjeçare në koalicion me PDK-në, duke thënë se LDK nisi të çkapte shtetin.

Ai, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se qeveria e kryesuar nga LDK “arriti ta kualifikojë Kosovën për programe të MCC-së, falë përmbushjes së kritereve duke përfshirë luftën kundër korrupsionit të instaluar në të gjitha poret e institucioneve nga dy qeveritë paraprake”.

Ky është statusi i Mustafës:

Është lajm i mirë që sot në Washington do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe MCC-së, përmes të cilës Kosova do të përfitojë 49 milionë dollarë, që do të fokusohen në sundimin e ligjit dhe në efiçencën e energjisë.

Qeveria e kryesuar nga LDK-ja, arriti ta kualifikojë Kosovën për programe të MCC-së, falë përmbushjes së kritereve duke përfshirë luftën kundër korrupsionit të instaluar në të gjitha poret e institucioneve nga dy qeveritë paraprake.

Me gjithë vështirësitë e gjithanshme, LDK arriti të nis çkapjen e shtetit, dha shembull se si qeveriset pa afera dhe korrupsion dhe se si drejtohet zhvillimi ekonomik i bazuar në iniciativën private.

Përkrahja e Qeverisë së SHBA-së ka domethënie të veçantë për Kosovën.

Prandaj, si Kryetar i LDK-së falënderoj qeverinë dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme